Shpat Kasapit assesi nuk i ecë me femrat, ndahet sërish në prag të fejesës

Shpat Kasapit assesi nuk i ecë me femrat, ndahet sërish në prag të fejesës

Pak kohë më parë në një intervistë për emisionin “Mirage”, Shpat Kasapi njoftoi se ishte në një lidhje.

Ai u shpreh se çdo gjë është serioze dhe shumë shpejt do e bënte lidhjen zyrtare.

Ai tregoi se vajza që i vodhi zemrën ishte më origjinë nga Kosova dhe mezi priste ta prezantonte me të gjithë.

Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe marrëdhënia e tyre ka marrë fund.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” Shpati ka treguar se është beqar dhe tani për tani e ka zënë halli. Shpati tregoi se është në kërkim të një vajzë, por asnjëra nuk po i del ashtu siç do ai.

“Dal me njërën është posesive, dal me njërën është xheloze, dal me tjetrën nuk e do familjen”, u shpreh Shpati.

I pyetur nga Ori se kush e ka fajin që nuk e ka gjetur ende vajzën e ideale, Shpati u shpreh se ai është shumë i mirë dhe fajin e kanë femrat.

Shpërndaje në: