Shpallet Missi i Universit: Është nga planeti Tokë, përsëri
Missi i Meksikës, Andrea Meza, u kurorëzua Miss Universi për vitin 2021.
“Mexico esto es para ti,” tha Meza, 26 vjeçare, në Instagram e që e përkthyer bëhet “Meksikë, kjo është për ty.”
Meksika ka vuajtur tash e një kohë të gjatë nga feminicidi, vrasja e grave në masë që po bëhet tash e disa dekada rresht.
Gara u mbajt në Hollywood, Florida, raporton CNN, përkthen Peirskopi
Meza mposhti 73 gra tjera, përfshirë Miss Brazilin, që doli e dyta, dhe Miss Perunë që doli e treta.
Nuk dihet nëse në këtë konkurs bukurie ka marrë pjesë edhe ndonjë grua kosovare apo shqiptare. /Periskopi