Shorti i plotë i Ligës Unike në Basketboll për edicionin 2021-22
Është hedhur shorti i Ligës Unike për edicionin 2021-22 në Basketboll.
Për edicionin 2021-2022 në konkurrencën e meshkujve kanë konfirmuar pjesëmarrjen: Golden Eagle Ylli, Prizreni 16, Rahoveci dhe Peja nga Kosova dhe Vllaznia, Kamza, Tirana Neptun dhe Teuta nga Shqipëria.
Këto janë shtatë xhirot e para të cilat do të përballen skuadrat nga Kosova dhe Shqipëria.
Xhiro e parë:
Tirana – Rahoveci
Prizreni 16 – Kamza Basket
Vllaznia – Ylli
Peja – Teuta
Xhiro e dytë:
Rahoveci – Teuta
Ylli – Peja
Kamza – Vllaznia
Tirana – Prizreni 16
Xhiro e tretë:
Prizreni 16 – Rahoveci
Vllaznia – Tirana
Peja – Kamza
Teuta – Ylli
Xhiro e katërt:
Rahoveci – Ylli
Kamza – Teuta
Tirana – Peja
Prizreni 16 – Vllaniza
Xhiro e pestë:
Vllaznia – Rahoveci
Peja – Prizreni 16
Teuta – Tirana
Ylli – Kamza
Xhiro e gjashtë:
Rahoveci – Kamza
Tirana – Ylli
Prizreni 16 – Teuta
Vllaznia – Peja
Xhiro e shtatë:
Peja – Rahoveci
Teuta – Vllaznia
Ylli – Prizreni 16
Kamza – Tirana
Në edicionin e kaluar kampion ishte shpallur Golden Eagle Ylli. Turneu ishte zhvilluar në formë të Final 8, për shkak të pandemisë me Covid 19.
Në konkurrencën e meshkujve Liga Unike do të zhvillohet me sistem të dyfishtë vajtje-ardhje në edicionin 2021-2022.
Pas përfundimit të 14 xhirove të rregullta në konkurrencën e meshkujve, vendet 1-2 kualifikohen direkt për Final 4, ndërsa vendet 3-6 dhe 4-5 luftojnë për vendin e tyre në Final 4 përmes dy ndeshjeve kualifikuese vajtje-ardhje, në të cilat takohen ekipet 3-6 dhe 4-5.
Skuadra e cila nxjerrë rezultat më të mirë nga dy ndeshjet e zhvilluara (pikët e shënuara në total nga dy ndeshjet) do të jetë gjysmëfinaliste. Ekipet më mirë të renditura luajnë si vendas në ndeshjen e kthimit. /Periskopi/