Shoqërohet në polici një serbe, bëri incizime të paautorizuara te pika e Bistricës

Shoqërohet në polici një serbe, bëri incizime të paautorizuara te pika e Bistricës

Një grua e nacionalitetit serb në Bistricë të Leposaviqit  është shoqëruar në polici, pasi sipas Policisë së Kosovës ka bërë incizime në mënyrë të paautorizuar në një nënstacion të Policisë së Kosovës.

Rastin për Teve1 e ka konfirmuar Petrit Fejza , shef i operatives në Policinë e Kosovës rajoni veri.

“E dyshuara është shoqëruar deri në stacion për shkak se ka bërë disa incizime. Është ngritur kundërvajtje kundër saj për incizim të paligjshëm. Te pika e Bistricës janë shenjat që ndalojnë incizimin dhe fotografimin, por ajo i ka bërë”, ka thënë Fejza.

Shpërndaje në: