Shoqërimi me gomerë i shëndetshëm
Shoqërimi i të moshuarve me kafshët, po del të jetë e shëndetshme!
Megjithatë, të ndajnë kohën me gomerë, u ndihmon edhe më shumë atyre në lehtësimin e stresit dhe gjendjes së tyre psikologjike të rëndënuar, transmeton Klan Kosova.
Kështu rezulton një studim nga Qendra Kryesore e Onkologjisë në Bristol, ndërsa thuhet se ka përfitime të qarta terapeutike nga kafshët nëse adaptohen në ndonjë shtëpi të moshuarish.
‘’Shumë njerëz e kanë më të lehtë të kalojnë kohë me kafshë sesa me njerëz të komplikuar, kështu që për pacientët mund të jetë shumë paqësor ose përvoja e butë ” thotë Trishtina Macnair, psikologe e kësaj qendre onkologjike.
Sipas saj shoqërimi me gomarët, ka efekt drejtpërdrejt fizik dhe terapia e kafshëve ka treguar rezultate në uljen e presionit të gjakut.
Ndërsa qentë dhe macet kanë kohë që janë marrë në shtëpitë e kujdesit ose spitalet – gomarët tani janë vizitorët më të zakonshëm të kafshëve.