Shoqata e Muzikës Ballkanike Turke përfaqëson shtetin në Kazakistan

Shoqata e Muzikës Ballkanike Turke përfaqëson shtetin në Kazakistan

Flamuri i Kosovës, sipas muzikantëve prizrenas, ka valuar në mënyrë të barabartë me simbolet e 28 shteteve pjesëmarrëse në këtë organizim kulturor, të mbajtur javën e kaluar.

Drejtuesi i Shoqatës së Muzikës Ballkanike Turke nga Prizreni, Alush Nush, ka bërë të ditur se ky formacion muzikor është paraqitur “me këngë lokale, nëpërmjet të cilave paraqiten tradita dhe karakteristika të qytetit të Prizrenit, por edhe të Kosovës”.

“Ftesa për këtë festival na ka ardhur nga sekretari i përgjithshëm i organizatës TÜRKSOY, Düsen Kasseinov, i cili më parë ka shërbyer si ministër i Kulturës në Qeverinë e Kazakistanit (2003-2004). Gjashtë anëtarë të Shoqatës së Muzikës Ballkanike Turke kemi marrë pjesë në Festivalin ndërkombëtar dhe pavarësisht nga fakti që Kazakistani nuk e ka njohur Kosovën, flamuri ynë ka valuar në mënyrë të barabartë me ata të shteteve të tjera pjesëmarrëse gjatë gjithë manifestimit”, ka thënë Nush, teksa ka shprehur mirënjohje edhe për tre studentët kosovarë që vijojnë edukimin në këtë shtet për ndihmën e dhënë gjatë gjithë qëndrimit.

Shpërndaje në: