Shoqata e Gazetarëve Sportivë i shpalli më të mirët

Periskopi.com Sporti

Me Turneun Përkujtimor “Burim Hatipi” dhe ndarjen e çmimit “Ali Shala”, Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës e ka rrumbullakuar aktivitetin e saj një-vjeçar.

Në një ceremoni të organizuar të premten në mbrëmje, SHGJSK i ka shpallur laureatët e saj, ndërsa ka ndarë mirënjohje edhe për personalitete, që në mënyra të ndryshme i kanë kontribuar funksionimit të saj, por edhe për ata që nuk janë më në mesin tonë.

Doajeni i gazetarisë, Agim Binaku dhe legjenda e futbollist shqiptar Fadil Vokrri janë nderuar për vepër jetësore. Mirënjohje janë dhënë edhe për grupin e tifozëve “Dardanët”, gazetarin e ri Lorik Jashanica dhe komentatorin Andin Lokaj.

Ndërsa, çmimi prestigjioz “Ali Shala” është ndarë për tri kategori.

Fitues i çmimit për fotografinë më të mirë u shpall Shpend Ahmeti, kronika më e mirë është vlerësuar ajo e Avni Shabanit, ndërsa shkrimi më i mirë ai i realizuar nga Valon Konushevci e Moral Pozhegu.

Kryetari i SHGJSK-së, Arlind Grantolli është shprehur i kënaqur me punën e bërë nga kjo shoqatë, duke premtuar se edhe në vazhdim do të ketë përkushtim maksimal.

Shpërndaje në: