Shokon Fatjoni për Anën dhe Arjonin: Të dy m*t janë

Shokon Fatjoni për Anën dhe Arjonin: Të dy m*t janë

Fatjoni ka folur së fundi lidhur me çështjen “Ana-Arjon”.

Fotografia që Arjoni i “Përputhen” e publikoi në shtrat me Anën, ka bërë xhiron e rrjetit ditët e fundit, shkruan lajmi.net.

Lidhur me atë fotografi, të dy kanë dhënë versionet e tyre, ndërsa po ashtu edhe konkurrentët e tjerë e kanë komentuar këtë çështje,

Së fundi, ishte Fatjoni ai i cili u lidh në një video-live në Instagram, ku u pyet nga ndjekësit lidhur me atë çështje.

Ai tha se nuk mban anën e askujt, ngase që të dy kanë thyer rregullat e produksionit, por kritikon ashpër veprimin e Arjonit, për publikimin e fotos, gjatë kohës kur Ana ishte fjetur.

“Nuk ka lidhje kë besoj unë, Anën apo Arjonin. Unë jam me fenomenin aty, nuk mbroj asnjë, që të dy m*t janë. Kanë thyer rregullat e shumë gjëra të tjera. Unë jam me fenomenin aty, fenomeni i fotos dhe kërcënimi. Asgjë tjetër. Të dy janë të zhytur brenda”, ka deklaruar Fatjoni ndër të tjera gjatë videos live.

Ndryshe, Fatjoni dhe Ana kanë pasur disa takime së bashku. 

Shpërndaje në: