Shokohen mediat amerikane: Vajza e Trumpit ‘party’ për ditëlindje në kohë pandemie
Tiffany Trump, vajza e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka festuar ditëlindjen e 27-të këtë javë.
Ajo është kritikuar se në mes të shpërthimit të koronavirusit, ka bërë një festë të madhe në Miami, ku edhe ka ftuar shumë shoqëri.
Për më tepër, mediat rozë në SHBA, shkruajnë se kjo ka ndodhur kur familja Trump kishte njoftuar rastet e para me infektimin nga koronavirusi. Burimet kanë thënë për revistën ‘People’ se ajo bashkë me të dashurin e saj, Michael Boulos, janë parë përgjatë gjithë javës duke festuar me një rreth të ngushtë.
Nuk kanë mbajtur as maska, as distancë. I kemi parë duke festuar e duke ngrënë, ishin komodë, por pa i përmbajtur masat”, thotë burimi.