Shoferi nuk i liron rrugën, ja çfarë i bën reperi shqiptar në autostradë

Periskopi.com Showbiz

Reperi i njohur Stresi duket se së fundmi ka gjetur mënyrën më origjinale dhe të pazakontë për të bindur një shofer para tij që t’i lirojë rrugën.

Stresi ka postuar një video në “Instagram”, ku ai ndodhet në makinë së bashku me miqtë e tij ndërkohë që shprehet i bezdisur për faktin që automjeti para tij nuk po i lironte rrugën.

Por duke përfituar nga fakti që makina përpara kishte të vendosur në xham numrin e telefonit të shoferit pasi ishte në shitje, djemtë kanë vendosur ta telefonojnë duke i kërkuar shoferit të lirojë rrugën.