Shoferët e autobusëve të linjës Podujevë-Prishtinë vazhdojnë grevën para komunës

Shoferët e autobusëve të linjës Podujevë-Prishtinë vazhdojnë grevën para komunës

Shoferët e autobusëve të linjës Podujevë-Prishtinë, po vazhdojnë grevën.

Autobusët e tyre po vazhdojnë të jenë të parkuar para objektit të Komunës së Prishtinës.

Kjo grevë po bëhet për shkak të pakënaqësisë ndaj vendimit të komunës së Prishtinës që të mos i lejojë autobusët nga kjo linjë të futen në qendër të qytetit, raporton lajmi.net, transmeton Periskopi.

Operatorët e kësaj linje thanë se do të vazhdojnë grevën deri në anulimin e vendimit nga komuna e Prishtinës.

Shpërndaje në: