Shmangni këto 4 ushqime përpara se të notoni

Shmangni këto 4 ushqime përpara se të notoni

Ka opinione të ndryshmë përsa i përket mitit se nuk duhet të notojmë pasi kemi ngrënë. Disa njerëz përjetojnë dhimbje stomaku nëse bëjnë ndonjë aktivitet të fuqishëm pas një vakti ushqimor, e për disa notimi i moderuar nuk shkakton ndonjë efekt anësor.

Gjithashtu, mund të keni dëgjuar për rregullin se nuk duhet të hyni në ujë për të paktën një gjysmë ore pasi keni ngrënë. Por a keni dëgjuar se pasi kemi ngrënë, disa ushqime është më mirë t’i shmangim nëse duam të notojmë? Ja çfarë nuk duhet të konsumoni:

1.Lëngje frutash dhe pije të gazuara

Lëngjet e frutave dhe pijet e gazuara ushtrojnë presion mbi stomakun tuaj, gjë që mund ta bëjë më të vështirë notin.

2.Alkooli

Alkooli zvogëlon aftësinë për të reaguar, gjë që është veçanërisht e rrezikshme kur bëhet fjalë për hyrjen në ujë. Do të ishte mirë që të shmangni plotësisht alkoolin përpara se të hyni në një pishinë, det, liqen ose zona të tjera noti.

3.Bishtajoret

Bizelet dhe fasulet përmbajnë fibra që janë të shkëlqyera për shëndetin, por mund të shkaktojnë ngërçe, fryrje dhe madje edhe kapsllëk duke prishur kështu eksperiencën tuaj në plazh.

4.Pijet energjike

Konsumimi i pijeve energjike pak para se të hyni në ujë për të notuar mund të shkaktojë diarre, të vjella dhe gjithashtu ekziston rreziku i dehidrimit.

Uji i detit sjell shumë përfitime si për mendjen ashtu edhe për trupin e njeriut. Uji i kripur stimulon trupin tonë dhe nxit ndjenjën e mirëqenies. Me ardhjen e verës plazhi është një mënyrë e mrekullueshme për të kaluar ditën, për të reduktuar stresin dhe për t’u lidhur me natyrën.

Shpërndaje në: