Shmangeni me lehtësi dhimbjen e kokës
Mënyra jonë e të ushqyerit mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi enët e gjakut duke i ngushtuar ose zgjeruar ato dhe duke ndryshuar presionin e qarkullimit të gjakut në pjesën e kafkës, proces i cili na shkakton dhimbje koke, shkruan Bordo.al.
Ja disa kuriozitete se si ta shmangni dhimbjen e kokës ose migrenën e bezdisshme përmes të ushqyerit, ja se çfarë duhet të shmangni:
Mundohuni të shmangni djathërat e stazhionuar, peshkun e konservuar si toni apo sardelet dhe mos e teproni me çokollatën.
Bëni kujdes me dietat apo agjerimet e zgjatura, rënia e sheqerit hollon enët cerebrale të gjakut dhe shkakton dhimbje koke.
Konsumoni me masë e kujdes pijet si birra, verërat dhe lëngjet me gas.