Shkurte Gashi po dhuron një iPhone 11, ja çka thotë ajo
Shkurte Gashi ka mohuar lajmin se po dhuron një iPhone 11.
Shkurte Gashi është emër shumë i dashur për publikun dhe njëherësh goxha e ndjekur në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Por, ka raste kur janë hapur llogari në Facebook dhe Instagram në emër të saj, e që edhe mund të keqpërdoren për gjëra të ndryshme.
Një faqe e hapur në Facebook në emër të Shkurtës, njoftoi se këngëtarja po dhuron iPhone 11, nëse i plotësojnë disa kushte.
Por, përmes një postimi në InstaStory, ajo ka reaguar duke mohuar këtë lajm, duke thënë se kjo faqe menaxhohet nga ajo.
“Reagim: Fansat të dashur, ky informacion dhe kjo faqe është e rrejshme, andaj ju lus që mos të bini pre e njerëzve të pandërgjegjshëm. Me respekt, Shkurte Gashi”, ka shkruar Shkurta.
Ajo po ashtu postoi një foto të faqes zyrtare të saj, duke thënë “E vetmja faqe zyrtare e imja është kjo”.