Shkurte Fejza thotë se artistët po goditen pamëshirshëm nga masat e reja, ka një mesazh për Qeverinë
Masat e reja nga Ministria e Shëndetësisë të miratuara nga Qeveria kanë shkaktuar reagime të ndryshme nga qytetarët por edhe fytyra të njohura publike.
E në këtë rast, artistët e estradës thuhet se janë ata më të afektuarit sa i përket masave të rejave, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja e zhanrit popullor, Shkurte Fejza ka reaguar me një postim në rrjete sociale derisa i ka kritikuar politikanët.
View this post on Instagram
Ajo shkroi se ka një vit që nuk po mbahen as dasmat e as koncertet duke mos pasur të ardhura për artistët. Këngëtarja ua kujton politikanëve që edhe artistët janë njerëz, dhe kanë familje.
Tutje shton se shpreson se dikush të mendoi më profesionalizëm dhe të dilet nga kjo situatë.
Postimi i plotë i Shkurte Fejzës pa ndërhyrje:
“Qeveritë i mbështesin tregtarët dhe rrjetet e marketeve që po shesin mallëra si kurr më parë. I kan ndaluar dasmat që mund të lejohen me 50% të kapaciteteve dhe i dëmtojnë një varg biznesesh që lidhen direkt dhe indirekt me këtë industri dhe në anën tjetër gjatë fushatës grumbulloheshin nga 2 mijë persona në të njejtat lokale. Kjo nuk don koment. Ua kujtoj politikanëve se edhe artistët janë njerëz dhe kanë familje dhe jetojnë nga kjo punë ndershëm duke paguar tatime për 20 vjet me radhë dhe sot të goditen pamëshirshëm e të trajtohen pa asnjë konsideratë. Mos të shikohen artistët e mirëfilltë me syrin e keq sikur ata që marrin mbështetje gjithmonë nga institucinet me dofarë projekte diletante apo të krahasohen me artistë që kanë burime financiare të dyshimta e me vetura milionëshe. Uroj të mendoj dikush seriozisht e me nje analizë më profesionale”.