Shkurte Fejza propozon një koncert të madh për Parashqevi Simakun: Ta kthejmë në jetë

Shkurte Fejza propozon një koncert të madh për Parashqevi Simakun: Ta kthejmë në jetë

Një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale dhe ku pretendohet se është artistja shqiptare Parashqevi Simaku, e cila merr ndihma për Krishtlindje në New York, për shkak të kushteve të vështira ekonomike, ka zgjuar reagime të shumta.

Të shumtë ishin shqiptarët kudo në botë që shprehen keqardhjen dhe kërkuan me ngulm që sa mé parë t’i dilet në ndihmë.

Në mesin e tyre është edhe një nga emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare, Shkurte Fejza.

Artistja e madhe e ka shpërndarë një video të Simakut teksa interpreton një nga hitet e saj në Festivalin e Këngës duke shkruar: Kështu e kujtoj Parasqevi Simakun dhe dua t’a shohë të lumtur dhe të kthyer në jetë. Të bëjmë diçka për te nëse është e vërtetë ajo që shkruhet në media. T’a organizojmë një koncert të madh dedikuar Parashqevi Simakut.

Shpërndaje në: