Shkurte Fejza merr çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare” në Turqi

Shkurte Fejza merr çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare” në Turqi

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza është shpërblyer me çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare në Turqi”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale.

Ajo falënderoi shqiptarët që jetojnë në Turqi për votat që ia dhanë.

“Çmimi – Këngëtarja më e mirë shqiptare -në Turqi 2024. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë ju shqiptarët që jetoni në Turqi që më votuat për këngëtare të vitit, ju që lindet e u rritet larg vendit të baballarëve dhe gjyshërve tuaj. Ju që gjuhën shqipe e mësuat nga ninullat e nënave tuaja dhe e ruajtët këtë gjuhë të bekuar përmes këngëve tona. Faleminderit edhe juve që edhe kur nuk e dini gjuhën shqipe por këngët e mia këndoni bashkë me mua siç ishte rasti mbrëmë. Me miliona keni votuar për mua dhe me miliona herë ju përshëndes dhe ju falënderoj”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në: