Shkupi eliminon Llapin nga Europa Conference League

Skuadra e Llapit ka luajtur baras (1-1), por është eliminuar nga Europa Conference League, pasi e ka humbur ndeshjen e parë me rezultat 2-0. 7
Pjesa e parë e ndeshjes mes Llapit dhe Shkupit përfundoi me rezultat 0-0, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Skuadra nga Podujeva e pati dominimin total, por portieri mysafir ishte vendimtar me reagimet e tij.
Në minutën e 75-të, Llapi mbetet pa një lojtar pasi Benjamin Emini u ndehka me karton të kuq.
Tre minuta me vonë, Shkupi kaloi në epërsi me golin e Ali Adem. Gjashtë minuta para fundit, Drilon Fazliu e barazoi rezultatin në 1-1. Llapi në fund të ndeshjes është dëmtuar me një penallti, të cilën gjyqtari kryesor nuk e akordoi.