Shkuarja në zgjedhje me VV-në, deputeti i GUXO: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk” që realizohet nën moderimin e gazetarit Nebih Maxhuni në Periskopi.
Deputeti Meta u pyet për zgjedhjen e “Guxo” për të qenë partner i vogël i Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Meta tha se shumica në listën e tyre kanë kundër, por pavarësisht kësaj Donika Gërvalla e Faton Peci kanë vendosur për interes të tyre.
“Po me siguri ata duke pasur interesin e mes dyve dhe pastaj të tjerëve, dhe me siguri për ata ka qenë më mirë, një formë e tillë e bashkëpunimit por jo edhe për partinë, jo për të tjerët.
Për cdo gjë mundohemi të gjejmë një arsye. Kësaj here arsyeja ka qenë e paarsyeshme.”, ka thënë ai për Periskopin.
Intervista e plotë: