Shkuan për pushime pas ndarjes, por kanë dy fjalë për njëri-tjetrin
Pavarësisht ndarjes së tyre muaj më parë, Robert Berisha dhe Nora Istrefi, janë ndër yjet më të përfolur në faqet rozë.
Dhe tani në fund, dyshja e njohur u komentuan mjaft shumë edhe për pushimet që kaluan së bashku në Bullgari, duke aluduar kështu në një ribashkim të tyre.
I ftuar në një intervistë për Prive, Berisha tregon të vërtetën e gjithë kësaj dhe raportin që aktualisht ka me ish-partneren e tij.
“Jemi qysh jemi momentalisht nuk i dihet jetës, qysh vijnë punët tona, ia kisha preferu çdo çiftit pa marrë parasysh ndarjes që kanë duhet me mbet shokë edhe më pas se gjysmën e jetës e keni kaluar me atë njeri”.
“Nuk e bëj as për famë as për kurgjo. Në pushim shkoj me Norën, vajzën, anëtarët e tjerë të familjes. Ne gjithmonë kemi me mbet familje. Dy veshka i kam, një Norës një Renees. Këto i kanë prej meje”.
Për raportet e mira që ruajnë me njëri-tjetrin, Nora dhe Roberti janë shembull për prindërit tjerë pasi kjo është vetëm për vajzën e tyre, Renee.
Ndërkaq, të njëjtit po vazhdojnë të jenë të angazhuar në karrierë kur artisti Berisha gjatë këtij viti pritet të sjellë album të ri.