Shkruhet historia në volejbollin kosovar: Për herë të parë ndodhë kjo

Shkruhet historia në volejbollin kosovar: Për herë të parë ndodhë kjo

Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK), ka njoftuar se gjyqtari Istref Elezaj ka udhëtuar drejt Italisë për një seminuar 10-ditorë për avancim ndërkombëtar, e që ndodhë për herë të parë në histori të këtij sporti në Kosovë, shkruan Periskopi.

Elezaj, sipas njoftimit të FVK-së, thuhet se sot ka udhëtuar drejt Caorlas së Italisë, ku do të marrë pjesë përkrah 26 gjyqtarëve nga 26 vende tjera të Evropës, në seminarin që do të zgjatë deri më 21 dhjetor.

Më poshtë, njoftimi i plotë nga FVK:

Historike
Gjyqtari i parë nga Kosova në seminarin 10-ditorë për avancim ndërkombëtar ?
Sot, 11.12.2021, gjyqtari kosovar Istref Elezaj udhëtoi drejt Italisë, ku do të ndjekë kursin 10-ditorë për marrje të licencës si gjyqtar ndërkombëtar, i cili mbahet në Caorle të Italisë dhe zgjatë deri më 21 dhjetor. Në këtë seminar marrin pjesë 26 gjyqtarë nga 26 vende të Evropës. Istrefi, njëherit, është gjyqtari i parë nga Kosova që merr pjesë në një seminar për gjyqtarë ndëkombëtar që prej pranimit të Federatës së Volejbollit të Kosovës si anëtare me të drejta të plota e Federatës Evropiane të Volebollit (CEV). FVK, në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve të Volejbollit, kishte nominuar Elezajn dhe gjyqtarin Burim Zymeri por, për shkak të numrit të kufizuar të pjesmarrësve, është pranuar vetëm Elezaj.

Shpërndaje në: