Një mi me armë nukleare në duar

Një mi me armë nukleare në duar

Një mi me armë nukleare… kjo është pse ne nuk duhet ta shpijmë Vladimir Putinin aq larg në një qoshe sa ai të bënte gjithçka për të shpëtuar lëkuren e tij.

Vladimir Putinit i pëlqen të tregoj një ngjarje se si sikur një fëmijë i një familje të varfër nga Leningradi, ai vriste dhe gjuante minjtë në bazamentin e banesës në të cilin ata jetonin.

Implikimi i tregimit është që presidenti rus e sheh veten e tij si një mi i madh i cili do të përballet me cilindo agresor nëse ai kurthohet.

Dhe tani për tani ai po e fut veten në qoshe – një mi me armë nukleare që jep shenja që ai nuk do të hezitonte t’i përdorte ato.

Ky është imazhi që liderët perëndimorë dhe gjeneralët duhet ta kenë në ballë të mendjes së tyre në ditët në vijim.

Shanset për një Armagedon (në Testamentin e Ri njihet lufta në mes së mirës dhe së keqes por edhe në fetë tjera njihet si ‘lufta e fundit në botë’) prej 0% kanë shkuar në 4 deri 5%, sipas meje. Kjo shifër mund të duket edhe jo shumë e madhe, por është shumë shqetësuese në të vërtetë.

Kërdia

Presioni i emocioneve është i lartë. Pamjet amatore nga Ukraina, shumica e të cilave janë kapur nga kamerat e civilëve, janë tmerruese.

Qytetet po goditen nga shpërthimet vullkanike të bombave; fëmijët e grumbulluar në strehimore; çantat e trupit duke u nxjerrë nga blloqet e apartamenteve të djegura; dhe ushtarët e vdekur në qoshet e rrugëve. Skena që ishin të pa imagjinuara në një kryeqytet evropian pak ditë më parë, tani janë një realitet i spërkatur me gjak.

Për njerëzit që i shohin këto dhe e dinë së qeveritë perëndimore po përmbahen për të ndalur kërdinë është thellësisht frustruese. Nxitja jonë natyrale njerëzore është të ndihmojmë në çfarëdo mënyre që mundemi.

Por është një rrezik i tmerrshëm që duke ndërmarrë aksione për të ndalë masakrën, në të vërtetë ne mund ta përkeqësojmë edhe më shumë atë.

Në një konferncë me gazetarë në Poloni, një gazetare ukrainase iu lut Boris Johnsonit që të thërriste aletët e NATO-s që të shpallnin si zonë jo-fluturuese hapësirën ajrore rreth vendit të saj që të ndalnin bombarduesit rusë drejt sulmeve në kryeqytetin e Kievit, Harkivit dhe qyteteve të tjera.

Por nëse e shohim këtë rrjedhë të ngjarjes, pilotët e RAF dhe ata të NATO-s do të duhej të ishin të përgatitur të rrëzonin aeroplanët rusë.

Është shumë e mundur që Putin do ta përdorte këtë si një deklaratë të hapur lufte sesa një intervenim humanitar për të mbrojtur civilët e pafajshëm. Sanksionet po shkaktojnë një krizë të brendshme në Rusi. Ai (Putini) duhet të arrijë synimet e luftës ose të përballet më shkatërrim politik dhe personal – dhe Putin do ta cilësonte zonën jo-fluturuese si një kërcënim direkt ndaj tij.

Ukrainasit kanë rezistuar me kurajë shumë më të madhe sesa kanë parashikuar gjeneralët dhe mbështetësit e Kremlinit.

Kërcënimi

Kjo luftë shpejtë është bërë si një çështje jetë-a-vdekje për Putinin. Nëse ai rrëzohet me dhunë nga pushteti, ai do të përballet me gjykim dhe një ekzekutim të mundshëm në shtëpinë e tij, ose akuza për krime të luftës në Hagë për – bie fjala – përdorimin e bombave grumbulluese.

Dhe ai nuk është i vetëm. Ai është i rrethuar nga njerëz të ashpër, burra që kanë shkelur mbi gjak sikur se presidenti i tyre.

Derisa e tërë qeveria ruse nuk largohet nga një revolucion i popullit, me qytetarët e zakonshëm që i bëjnë ballë policisë, burokratëve dhe oligarkëve, mënyra e vetme që Putin mund të largohet nga përbrenda është nëpërmjet gjeneralëve te tij.

Nuk është e pamundur.

Por ata do të prisnin koncesione nga perëndimi, përfshirë shfajësim për krimet e luftës dhe ndoshta përfitime gjeopolitike, siç është njohja e disa pjesëve të Ukrainës, përfshirë Krimenë si pjesë të Rusisë nga Kombet e Bashkura.

Ky nuk është një konflikt me zgjidhje të lehta.

Po, sanksionet po të rrisin presionin ndaj Rusisë për t’u zmbrapsur. Por jo menjëherë.

Mizoria

Në periudhë afatgjate, kjo do të shpie drejt inflacionit super të lartë, por përsëri asaj i nevojitet kohë derisa të trokasë dhe të ndikojë standardin e jetesës.

Rusët tashmë, gjithsesi, janë duke i vuajtur disa prej pasojave. Shumë prej tyre mësuan këtë javë se ata nuk mund t’i përdorin aplikacionet e telefonave të mençur për të blerë bileta të metrosë dhe për të bërë blerje të tjera të përditshme.

Dhe ata që varen nga paratë e familjarëve të tyre matanë oqeanit nuk do të mund t’i marrin të hollat.

Me kalimin e kohës, e gjithë kjo do ta rrisë presionin ndaj Putinit në shtëpi, por jo menjëherë.

Tani për tani, sado që Perëndimi ndjehet i provokuar, ne duhet të shmangim reagimet e vrullshme. Zërat në Ukrainë thonë se tashmë ka filluar Lufta e Tretë Botërore, por ne nuk duhet të lejojmë që kjo të bëhet profeci vetë-mbushëse.

Realiteti i tmerrshëm është që edhe nëse ballafaqohemi me pamjet më të këqija nga Kievi dhe skena të tjera mizore në Ukrainë, arsyeja e ftohtë akull është opsioni i vetëm.

Mark Almond është Drejtor i Institutit për Kërkime të Krizave në Oksford

(Artikull në Daily Mail, përkthyer nga Periskopi)

Shpërndaje në: