Shkrimtari Coelho tërbon fansat e Kobe Bryant: Njofton se po e fshin librin që po e shkruante me të
Shkrimtari Paulo Coelho ka fshirë draftin e librit për fëmijë për të cilin po punonte me Kobe Bryant, duke thënë se pa yllin e madh të basketbollit, “ky libër ka humbur arsyen për të ekzistuar”.
Shkrimtari best-seller brazilian njoftoi të hënën se kishte qenë duke shkruar një libër fëmijësh me Bryantin, një adhurues i librit të Coelhos “Alkimisti”.
Dhe pas vdekjes së legjendës së NBA pas një aksidenti me helikopter të dielën, bashkë me vajzën dhe shtatë të tjerë, Coelho tha se do ta fshinte pjesën për të cilën kishin punuar së bashku deri tash në libër.
“Ti ishe më shumë se një lojtar i madh, i dashur Kobe Bryant. Kam mësuar shumë nga koha që kalova me ty,” tha Coelho. “Do ta fshijë drafin menjëherë, ky libër e ka humbur kuptimin.”
Novelisti ndau një shkëmbim që kishte pasur me Bryantin gushtin e kaluar, kur 5 herë kampioni i NBA, kishte kërkuar që të shkruanin një libër së bashku, përcjell Periskopi nga The Guardian.
“Kur të duash,” ia kishte kthyer Coelho. /Periskopi