“Shkrihet” ministrja Haxhiu: E dua shumë Dejonën

“Shkrihet” ministrja Haxhiu: E dua shumë Dejonën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për udhëheqësen e Komiteteve Profesionale në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalin.

Haxhiu tha se e do shumë Mihalin, teksa e cilësoi si grua të zonja, e sipas saj, për Dejona Mihalin, Vetëvendosjes ia kanë zili edhe opozita.

“Mendoj se të gjithë na kanë zili për Dejonën, edhe opozita. Me pasë njerëz të mençur, njerëz që nuk lodhën kurrë, që punojnë dhe janë shumë bashkëpunues, mendoj se kjo është vlerë”.

“Unë e dua shumë. Sa herë nuk e di kah t’ia mbajë, ka shumë raste kur ne konsultohemi. E kemi një grup njerëzisht që i konsultojmë në Vetëvendosje”, tha Haxhiu në “DPT te Fidani” .

Ajo më tej tha se është e drejtë e Mihalit nëse ajo do që t’i hyjë garës për deputete apo jo.

Shpërndaje në: