Shkon në 68 numri i të plagosurve nga përplasja e tramvajeve në Strasbourg

Numri i të plagosurve nga përplasja e dy tramvajeve në stacionin qendror të Strasburgut ka shkuar në 68, konfirmuan autoritetet.
Incidenti ndodhi kur një tramvaj, i cili ishte ndalur, lëvizi papritur mbrapsht nga një pjerrësi për arsye ende të panjohura, duke u përplasur me një tjetër tramvaj të palëvizshëm.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan skena kaotike, me tym që ngrihej dhe pasagjerë të shqetësuar brenda tramvajeve.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në zhvillim.
Sipas BBC, prokurorët kanë konfirmuar se përplasja nuk ishte e qëllimshme.
Deri më tani nuk raportohet për viktima.