Shkon në 427 numri i të vdekurve nga koronavirusi, shënohet viktima e dytë jashtë Kinës

Ka shkuar në 427 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, në vendin ku edhe shpërtheu virusi ri.
Sipas autoriiteteve kineze, mijëra qytetarë të huaj janë evakuuar nga epiqendra e virusit, qyteti Ëuhan, ndërsa mijëra njerëz u bllokuan në një anije japoneze për shkak se u zbulua që një pasagjer është i infektuar me koronavirus, shkruan “Reuters”.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në mbi 20 mijë e 438.
Hong Kongu ka raportuar vdekjen e parë nga koronavirusi të martën, ky është rasti i dytë fatal që shënohet jashtë Kinës nga virusi i ri.
Së paku 151 raste të infektimit u shënuan jashtë Kinës./Periskopi/