Shkolla dhe mendimi kritik në Kosovë
Ne sot kemi vetëm institucione arsimore që nxënësëve e studentëve u mësojnë të vërtetat e gatshme dhe memorizuese, përtej kësaj arsimimi ketu degjeneron në indokrinim që të rinjët mësojnë të mendojnë me kategori përjashtuese.
Mendimi kritik nënkupton vlerësim sistematik apo formulim i opinioneve a pohimeve të bazuara në kritere racionale. Përbën vlerësimin e përfundimeve, duke shqyrtuar në mënyrë logjike dhe sistematike problemet, provat dhe zgjidhjet.
Mendimi kritik udhëhiqet nga parimi që thotë se e vërteta nuk qëndron në fillim të diskutimit, por në përfundim të tij, nënkupton guximin për të mos u pajtuar/konformuar me rregullat e mendimit tradicional. Pra, mendim jokonformist ndaj asaj që thonë autoritetet morale, pedagogjike e politike, me qëllim që të hapen mundësi për ide të reja e krative. Tejaklimi i mendimit të zakonshëm tradicional është kusht i domosdoshëm drejt mendimit kritik.
Për Rene Dekartin, filozof i njohur francez i cili nihet si themelues i filozofisë moderne, zanafilla e mendimit kritik ishe vënia në dyshim e të gjitha dijeve dhe njohurive, që trashigohen nga e kaluara. Ai në veprën e tij të njohur “Ligjeratë mbi metodën” përmend katër rregulla nëpër të cilat duhet të bëhet shqyrtimi racional i pohimeve që pretendojnë të kenë statusin e dijes dhe të njohjes.
Rregulla e parë thekson dyshimin si elementin themelor të metodës, si element përbërës të menduarit kritik për gjetjën e çdo vertetësie.
Rregulla e dytë shpreh aspektin analitik të metodës. Ku shpreh një pikëshikim të procesit të njohjes, por edhe një raport të ri të njeriut me botën.
Rregulla e tretë shpreh aspektin sintetik, ku implikohen ngritjet e njohurive prej më të thjeshtave drejt atyre më të ndërlikuara.
Rregulla e katërt kërkon që të bëhet verifikimi i të gjitha elementeve të lëndës së studiuar.
Pra në tërësin e tyre këto katër rregulla paraqesin mënyrën se si vepron të menduarit kritik.
Problemi tjetër qe mund të diskutohet këtu është se çfarë e pengon avancimin e mendimit kritik dhe pse njeriu nuk mund të mendoj jashtë kallapëve, në këtë kontekst mund t’i radhisim disa faktor sa social, po aq edhe psikologjik: të menduarit egocentrik, kushtëzimi social, përvojat e njëanshme, arroganca dhe intoleranca dhe mendimi në grup, janë vetëm disa prej tyre. Në tejaklimin e këtyre pengesave rol kyç ka edukimi dhe arsimimi i mirëfilltë.
I gjithë sistemi i edukimit dhe arsimimit në nivel global ka tendecë për të ndërtuar shkolla e universitete qe ndihmojnë në avancimin e kritikës.
Në këtë kontekst shkollat dhe universitetet shqiptare janë shumë larg këtij qëllimi, pavarësisht pretendimeve. Ne sot kemi vetëm institucione arsimore që nxënësëve e studentëve u mësojnë të vërtetat e gatshme dhe memorizuese, përtej kësaj arsimimi ketu degjeneron në indokrinim që të rinjët mësojnë të mendojnë me kategori përjashtuese.
I gjithë ky model i mësimdhënies mbyt kreativitetin dhe nxit pasivitetin tek të rinjët, por edhe i demotivon ata.
Një vlerësim real dhe evident e kemi në testet ndërkombëtare. Ku, radhitemi të fundit për nga përformanca dhe mendimi kritik.
Në vitin 2000, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) organizoi, për herë të parë, testin PISA (Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve).
Synimi i të cilit është të maten aftësitë e nxënësve të moshës 15 vjeç për t’i zbatuar njohuritë e tyre në situata të jetës së përditshme.
Matja behet në tri disiplina: në lexim, në matematikë dhe në shkenca të natyrës.
Në çdo shtet pjesëmarrës përzgjidhet një mostër reprezentative e nxënësve 15-vjeçarë që i shtrohet testit.
Prandaj, konsiderohet se rezultatet, në një afërsi pasqyrojnë gjendjen reale të sistemit të arsimit.
PISA konsiderohet si burim kryesor i informacionit për të filluar ndryshimin e politikave në të gjitha sistemet arsimore
Këtu përfshihet edhe ai i Kosovës, në të cilin morrëm pjesë për herë të parë në vitin 2015 duke u renditur në pozitën e tretë me përformancën më të dobët.
Aktualisht, më shumë se 78% e 15 vjeçarëve në Kosovë janë analfabet funksional (World Bank, 2020).
(Autori është profesor në shkollën Mehmet Akif)