Shkoi për të firmosur kontratë me klubin rus, lufta e zë futbollistin gjerman të bllokuar në një bodrum, pa ujë, pa ushqim por me shpresë
Ish-futbollisti i Werder, Abudallah Dogan ka treguar tmerrin që po e përjeton ai dhe familja e tij, pas sulmit rus drejt Ukrainës.
25-vjeçari thotë se nodhet në një teren neutral që çon drejtë Rumanisë, shkruan Periskopi.
Historia e tij është shumë interesante pasi ai shkoi në Rusi për të firmosur kontratë me klubin e Metalist Khakiv dhe mbeti I bllokuar në qytet.
Ai aktualisht është fshehur në bodrumin e një ndërtese dhe po bën apel për ndihmë.
Kushtet në teren janë të vështira për të gjithë. Ai ka qenë në rrugë për 16 orë – pa ushqim dhe pa ujë.
“Ne vazhduam të bënim rrugë të tërthorta për shkak të bombave. Është ende e tmerrshme”, thotë Dogan për Bild, i cili mund të mbajë kontakte përmes celularit.