Shkoi me bujë nga Kosova të Shqipëria, Sylvinho e lë Brrutin në tribuna

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, e ka prezantuar listën prej 23 lojtarëve që do të jenë stol gati për Shqipërinë.
Emri që bëri bujë të madhe pas kalimit nga Kosova U21, Etnik Brruti, do ta ndjek ballafaqimit kundër Anglisë nga shkallët e “Wembley”, raporton klankosova, transmetoj Periskopi.
Kjo pasi nga 26 të grumbulluar, tre prej tyre do të jetë të detyruar ta ndjekin takimin nga tribunat, sipas rregullave të EUFA-s.
Përveç Brrutit, në stol nuk do të jenë as Andi Hadroj e Simon Simoni, kurse 11 do të jenë në fushë e 12 në pankinë.