Shkodran Mustafi në formacionin e javës në Premier League (Foto)

Periskopi.com Sporti

Manchester City mposhti Stoke Cityn e Xherdan Shaqirit me rezultat 2:0 në ndeshjen e fundit të xhiros së 30-të në Premier League, derisa sot është publikuar formacioni më i mirë i javës, në të cilin bënë pjesë edhe shqiptari, Shkodran Mustafi

Arsenali mposhti Watfordin me rezultat 3:0, derisa golin e parë në këtë takim e shënoi Mustafi, fitore në këtë xhiro arritën edhe Chelsea, Tottenham e Manchester United, shkruan Periskopi.

Në formacionin më të mirë bëjnë pjesë, katër lojtarë të Arsenalit, dy të Chelseat, dy të Tottenhamit dhe me nga një lojtar janë Newcastle, Everton dhe Manchester City.

Në foton e mëposhtme mund ta shihni formacionin më të mirë të javës së 30-të në Premier League. /Periskopi/