Shkodër/ Vdes e reja pasi u plagos nga bashkëjetuesi një javë më parë

Shkodër/ Vdes e reja pasi u plagos nga bashkëjetuesi një javë më parë

Ka ndërruar jetë në spialin e Shkodrës Anila Ndoka, e cila më 18 shkurt u qëllua me armë nga bashkëjetuesi i saj Kolë Manaj, 34 vjeç.

Lajmi konfirmohet nga gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata.

Më 18 shkurt, 34-vjeçari Manaj, pasi qëlloi me plumb në kokë 44-vjeçaren, i dha fund jetës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”, brenda automjetit të Manaj, fare pranë vendit të punës së Anilës.

Mes çiftit kishte pasur një debat e më pas Kolë Manaj e ka qëlluar gruan me plumb në kokë dhe duke menduar se e ka lënë të vdekur, është vetëvrarë. Policia ka gjetur brenda automjetit armën e krimit tip pistoletë.

Çifti kishte 5 vite që bashkëjetonte, pasi më herët Anila Ndoka ishte ndarë nga bashkëshorti, nga martesa me të cilin kishte 3 fëmijë. Në rrjetet sociale marrëdhënia e tyre dukej e shëndoshë dhe pa asnjë problem.

Anila Ndoka ishte punonjëse sociale e qendrës komunitare nr 5, në Shkodër, ndërsa 34 vjeçari sipas dëshmive të banorëve të zonës, disa herë ka punuar me një kamionçinë në rrugën e Dukagjinit, por pa një punë fikse.

Shpërndaje në: