Shkencëtarët zbulojnë se si “stresi i bën flokët e thinjura”
Shkencëtarët kanë thënë se e zbuluan më në fund pse stresi i bën flokët e bardha, dhe po ashtu se kanë gjetur një formë potenciale për ta ndaluar atë gjë.
Në eksperimentet e bëra me minj, qelizat që kontrollonin lëkurën dhe ngjyrën e lëkurës u dëmtonin pas stresit intenziv.
Në një gjetje të rastësishme, minjtë me stres të madh ktheheshin krejt të bardhë brenda pak javësh, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Hulumtuesit amerikanë dhe brazilianë thanë se kjo gjë duhej eksploruar më tej për të gjetur ilaçin që parandalonte humbjen e ngjyrës së lëkurës me moshë.
Burrat dhe gratë mund të thinjen prej 30 e më lart.
Megjithëse është pjesë kryesisht e natyrshme e gjeneve dhe e moshës, edhe stresi mund të luajë rol të madh.
Por, shkencëtarët nuk janë të qartë se si ngjyra e flokëve ndryshonte.
Hulumtuesit prapa studimit nga Universiteti i Sao Paolos dhe Harvardit, besojnë se efektet ishin të lidhura me qelizat melanocite, që prodhonin melaninë të cilat janë përgjegjëse për flokët dhe ngjyrën e lëkurës. /Periskopi