Shkenda komenton lidhjen e Teas me Beartin: Dashuria shëron shumë plagë
Shkenda ka dy fjalë për dy protagonistët e shumëpërfolur.
Tea dhe Bearti ditët e fundit kanë qenë emrat më të lakuar në shtypin rozë, pas konfirmimit të lidhjes, shkruan lajmi.net.
Dyshja pavarësisht komenteve të shumta, po vazhdojnë të shijojnë lidhjen, e këtë e tregojnë më së miri fotografitë që i ndajnë krah njëri-tjetrit.
Së fundi, këngëtarja Shkenda Dubova me anë të një postimi në Instagram, i vlerësoi ata për guximin dhe thotë se dashuria shëron shumë plagë.
“Dashnia sheron shume plag! Ju dua per guximin dhe ju dua bashk gjithmon”, ka shkruar ajo.