Shkenctarët zbulojnë gjenet që tregojnë se transgjinorët kanë bazë fizike për ndërrimin e gjinisë

Shkenctarët zbulojnë gjenet që tregojnë se transgjinorët kanë bazë fizike për ndërrimin e gjinisë

Shkenctarët i kanë zbuluar 20 gjene të lidhura me të qenit transgjinorë – duke i mbështetur pretendimet se kjo gjendje ka bazë fizike, raporton dailymail, përcjell Periskopi.

Studiuesit besojnë që variacionet e gjeneve mund të kontribuojnë që njerëz të caktuar të identifikohen me seksin e kundërt.

Kritikët e identitetit transgjinor thonë që kushtet janë ‘vetëm në mendje’, dhe që njerëzit transgjinorë kanë më shumë probleme psikologjike sesa mjekësore. Por duke i theksuar mutacionet gjenetike që i afektojnë zhvillimet e trurit, gjetjet e fundit tregojnë se identiteti transgjinor ka bazë fizike.

Studiuesit amerikanë i kanë testuar 14 pacientë femra-të-bërë-meshkuj dhe 16 meshkuj-të-bërë-femra në klinikat për ndërrimin e gjinisë.

Duke e prezanzuar hulumtimin në konferencën e Shoqërisë për Investigim Reproduktiv, ata thanë që: “Ne i kemi identifikuar variacionet gjenetike në 20 gjene që mund të luajnë rol në identitetin transgjinor. Më premtuesja nga këto përfshin variacione gjenesh që përfshijnë zhvillimin neurologjik dhe hormonet e seksit.”

Periskopi

Shpërndaje në: