Shkenctarët kanë kthyer minjtë pleq në minjë të rinjë!
Duke i dhënë një përzierje të veçantë minjëve të vjetër, ata kishin aktivizuar procesin e riparimit të ADN-së dhe jo vetëm se e kishte mbrojtur ky proces prej dëmtimeve të mëtejme, por edhe kishte riparuar efektet ekzistuese të plakjes.
“Qelizat e miut të vjetër nuk kishin dallim me qelizat e miut të ri, pas një tretmani vetëm një javorë” u shpreh David Sinclair nga univeziteti i South Wales në Australi.
“Kjo tregon sa afër jemi që të prodhojmë një barnë efektive kundër plakjes, i cili ndoshta është vetëm tre deri pesë vjet larg, nëse testimet shkojnë mirë”.
Sinclair dhe ekipi i tij bënë zbulimin e mahnitshëm më 2013 që minjtë e vjetër kanë më pak NAD+ (nikotinamind adenin dinukleotide) sesa minjtë e rinjë.
Jo vetëm kjo, por edhe kur i dhan minjëve të vjetër NAD+, ata filluan edhe të duken më të rinjë.
Në atë kohë ishte diçka e madhe, por në mjekësi për të treguar se diçka mund të përdoret si tretman duhet ta kuptosh edhe mënyrën se si ndikon në trup.
Edhe pse hulumtuesit zbuluan që NAD+ është duke pasur një efekt nuk dinin se si po krijohej efekti.
Tani, Sinclair dhe ekipi i tij janë duke e lëshuar një studim ku do të skicojnë në detaje mekanizmin përmes të cilit NAD+ e mbron ADN-në nga dëmtimet e mëtutjeshme të plakjes dhe radiacionit në minjë.
E si pra funksionin? Kur ne lindemi të gjitha qelizat e kanë aftësinë për të riparuar dëmtimet në ADN.
Por, duke u vjetëruar aftësia jonë për të ndrequr dëmtimet zbrit dhe qelizat tona fillojnë të plaken.
Çka shkenctarët kanë gjetur tani në studimet e fundit është se një pjesë e madhe e këtyre dëmtimeve vjen prej një komponenti të quajtur PARP1, përgjegjës për riparimin e ADN-së.
Kur në qelizë gjindet NAD+ në sasi të mjaftueshme, atëhere PARP1 e kryen punën e vetë, dhe e mban qelizen të shëndoshë. Por, kur niveli i NAD+ zbret për arsye të moshës, PARP1 fillon të mos punojë dhe dëmtimet grumbullohen.
Duke parë këtë mekanizëm Sinclair dhe ekipi i tij vendosën të krijojnë një barnë e cila përmbante NAD+, e njohur edhe si NMN (nikotinamid mononukleotid)
Në minjë ishte e mjaftueshme që të ipet kjo barnë dhe ADN-ja riparohej, gjithashtu edhe dëmtimet e mëhershme të qelizave shëroheshin.
Tani po planifikojnë që të testojnë këtë edhe në njerëz, para përfundimit të këtij vitit.
Gjithashtu ky ekip po punon me NASA-në për të parë nëse NMN do të ndihmonte që të mbronin astronautët prej radiacionit në hapësirë në rrugën e tyre katër vjeçare për në Mars. Parashihet që gjatë këtij udhëtimi 5% e qelizave të astronautëve do të vdesin dhe mundësia për zhvillimin e ndonjë kanceri do ti afrohej 100 përqindëshit.
Para se të çmendemi nga gëzimi (e sidomos ata që janë pak më të moshuar) ne do të duhet të kujtojmë se shumë studime që bëhen në minjë nuk mund të funksionojnë në njerëz.
Kështu që para se të dalin rezultatet e provave klinike në njerëz, nuk është e sigurt që NMN do të ndihmon në riparimin e ADN-së njerëzore.
Vetëm kuptimi i këtij mekanizmit është një hap shumë i madh drejt një bote më të re dhe më të shëndetshme.
Studimi është publikuar në Science.
Marrë nga: Shkencamag.com