Shkencëtarja që po udhëheq ekipin e vaksinës kundër Covid-19 tregon datën e daljes së saj
Vaksina për Covid-19 që po zhvillohet nga shkencëtarët e Kolegjit Imperial të Londrës mund të jetë gati dhe e qasshme qysh në pjesën e parë të vitit 2021, sipas shkencëtares që e udhëheq këtë ekip.
Ky universitet është duke punuar në njërën prej dy përpjekjeve në Mbretëri të Bashkuar për të zhvilluar vaksinën.
Ndërsa vaksina e ekipit tjetër (të Universitetit të Oksfordit) tashmë ka hyrë në fazat e vonshme të rrugës së testimeve klinike, hulumtuesit e Imperialit e kanë për qëllim që të nisin testimet në njerëz prej 15 qershorit, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Një testim i mëtejshëm që përfshin 6 mijë njerëz planifikohet për muajin tetor, dhe nëse këto prova dalin të suksesshme, atëherë Kolegji Imperial shpreson që vaksina të shpërndahet masivisht prej fillimit të vitit të ardhshëm.
Profesorja Robin Shattock tha se vaksina e ekipit të saj nuk do të ishte e gatshme prë Krishtlindje por “në dy çerekët e parë të vitit të ardhshëm nëse gjërat shkojnë jashtëzakonisht mirë”. /Periskopi