Shkencëtarja gjeniale që ndryshoi pjellorinë njerëzore përgjithnjë

Shkencëtarja gjeniale që ndryshoi pjellorinë njerëzore përgjithnjë

Pak njerëz e dinë emrin e gruas e cila fekondoi me sukses një vezë in vitro, duke ndryshuar kështu ilaçin riprodhues përgjithmonë.

Ajo është Miriam Menkin u diplomuar në Universitetin Cornell në histologji dhe anatomi krahasuese në 1922. Vitin tjetër ajo fitoi masterin e saj në gjenetikë nga Universiteti Columbia, dhe shkurtimisht dha mësim në biologji dhe fiziologji në New York . Ndërsa kur vendosi ta ndiqte ëndrrën e babait u refuzua nga dy fakultet, duke thënë se nuk pranojnë gra.

Kështu filloi të merrte kurse në bakteriologji dhe embriologji, dhe ndihmoi burrin e saj për eksperimente në laborator. Ku edhe takoi Gregory Pincus, biologun në Harvard, bashkë-zhvilluesin e pilulës kontraceptive.

Pavarësisht se si ajo tregon ngjarjen, suksesi i Miriam  Menkin nuk ishte rastësi. Asaj iu deshën vite studimesh dhe durim për ta përsëritur të njëjtin eksperiment pa pushim. Qëllimi i Menkin ishte të fekondojë një vezë jashtë trupit të njeriut duke ndihmuar gratë në këtë mënyrë.

Ajo në laboratorin e saj, shkonte  çdo javë për gjashtë vite; ekspozoi spermën dhe vezën tek njëra-tjetra në një enë qelqi përreth 30 mintua dhe u lut që dy të bëhen një, tutje ajo pa diçka të mrekullueshme: qelizat ishin shkrirë dhe tani po ndaheshin, duke i dhënë asaj pamjen e parë në botë të një embrioni njerëzor të fekonduar në gotë.

Menkin është quajtur me emra të ndryshëm, herë teknike, herë hulumtuese e herë biologe, kështu duke mos u pranuar roli i saj. Historiania Margaret Marsh nga Universiteti Rutgers thotë se, ajo është një shkenctare, me mendjen e një shkencëtareje, dhe saktësinë e një shkencëtareje dhe besimin e një shkencëtareje.

Arritja e Menkin solli një epokë të re të teknologjisë riprodhuese – në të cilën gratë jopjellore mbetën shtatzënë. Kështu në vitin 1978, bota do të takonte fëmijën e saj të parë in vitro, Luis  Brownin.

Shpërndaje në: