Shkencëtarët zbulojnë efektet e çamçakëzit në qetësimin e dhimbjeve të lindjes cezariane

Femrat të cilat kryejnë lindje me prerje cezariane përballen me shqetësimë shëndetësore të cilat mund të zgjasin me ditë të tëra, madje mund të tejkalojnë periudhën e lehonisë. Çrregullimet në sistemin e trejtjes, dhimbjet e barkut, marramendja, temperatura e lartë post-partum dhe plogështia fizike janë disa prej tyre. Zgjidhja për gjithë këtë? Përtypni çamçakëz .
Ky është rezultati i arritur nga një studim i fundit që përfshiu më shumë se 3.149 gra në 9 vende të ndryshme. Gratë të cilat kishin kryer lindje cezariane përtypën çamçakëz 7-12 orë pas ndërhyrjes për një periudhë 3-5 orë. Rezultatet mbresëlënëse habiten edhe vetë hulumtuesit shkencorë. Gati 2400 prej tyre nuk paten probleme me tretjen, u çliruan nga gazrat dhe patën lehtësim të dhimbjeve të barkut. Ky studim pritet të kthehet në një praktikë lehtësuese për shumë paciente.
Living