Shkencëtarët zbulojnë 2 mënyra të thjeshta, me të cilat mund të humbni peshë edhe pa përpjekje!

Shkencëtarët zbulojnë 2 mënyra të thjeshta, me të cilat mund të humbni peshë edhe pa përpjekje!

Ndërsa vera afron shpejt, shumë prej nesh po kërkojnë mënyra efektive për të hequr disa nga kilogramët që kemi fituar gjatë muajve të ftohtë. Sipas ekspertëve, mënyra më e mirë dhe e shëndetshme për ta bërë këtë është: deficiti kalorik, të ngrënit shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe stërvitja. Megjithatë, edhe këto truke mund t’ju vijnë në ndihmë.

#1 – Ndërroni pjatat 

Shkencëtarët zbulojnë 2 mënyra të thjeshta, me

GABIM VS SAKTË

Sipas gastrofizikës, pjatat dhe enët ndikojnë drejtpërdrejt në zakonet tona të të ngrënit. Forma, madhësia apo ngjyra e pjatës – të gjitha mund të përcaktojnë se sa ushqim do të hani.

Së pari, evitoni të gjitha pjatat e mëdha dhe përdorni disa më të vogla. Kjo sepse, e njëjta sasi ushqimi duket ndryshe në një pjatë të madhe dhe ndryshe në një të vogël. E kuptoni ku duam të dalim apo jo? Në një pjatë të vogël, ju do t’ju krijohet ideja se keni ngrënë më shumë, pasi do të duket sikur ka më shumë ushqim. Ky ndryshim në perceptimin e madhësisë quhet iluzioni Delboeuf.

Shkencëtarët zbulojnë 2 mënyra të thjeshta, me

#2 – Zgjidhni ngjyrën e duhur

Shkencëtarët zbulojnë 2 mënyra të thjeshta, me

GABIM VS SAKTË

Nuk është e rëndësishme vetëm madhësia e pjatës. Ngjyrat luajnë gjithashtu një rol të madh: Duhet të përdorni pjata që bien shumë në kontrast me ushqimin tuaj. Le të themi, ju keni një pjatë të bardhë dhe një pjatë të kuqe dhe duhet të shërbeni makarona me salcë domatesh. Shkoni me pjatën që krijon më shumë kontrast! Nëse doni të shkoni më tej, përdorni më shumë pjata të kuqe, pasi kjo ngjyrë konsiderohet si “shtrënguese e oreksit”.

Shkencëtarët zbulojnë 2 mënyra të thjeshta, me

Bonus: Pini ujë para se të hani.

Para çdo vakti, pini të paktën një gotë të plotë me ujë. Uji do të mbushë stomakun dhe ndoshta ju do të hani më pak.

Burimi: Gastrophysics: The New Science of Eating, Bright Side

Shpërndaje në: