Shkencëtarët: Përbërësi te “kërpudhat magjike” e heq si me dorë ankthin dhe depresionin

Shkencëtarët: Përbërësi te “kërpudhat magjike” e heq si me dorë ankthin dhe depresionin

Një dozë e vetme e psilocibinit, një komponente e gjetur në kërpudhat psikedelike, mund të rezultojë në “përmirësime domethënëse” në reduktimin e stresit dhe ankthit te pacientët me kancer deri në pesë vjet pasi që administrohet, thuhet në studimin e ri.

Një ekip hulumtuesish nga Universiteti i New Yorkut, gjeti se në lidhje me psikoterapinë, pacientët me kancer kishin pasur përmirësime dramatike të disponimit dhe të stresit ekzistencial.

Në studimin e mëhershëm, ekipi raportoi se përdorimi i psilocibinës prodhoi “përmirësime të menjëhershme, substanciale dhe të qëndrueshme të ankthit dhe depresionit dhe çoi në uljen e demoralizimit dhe pashpresshmërisë, duke përmirësuar mirëqenien shpirtërore dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës”.

Pas një vlerësimi paraprak, gjashtë muaj e gjysmë kohë më vonë, psilociibni ishte i lidhur me “efektet e anti-ankthit dhe antidepresantëve”, përkthen Periskopi nga Independent.

Studimi i ri gjeti po ashtu se efektet pozitive kishin vazhduar për shumë kohë.

“Participantët në mënyrë masive [71 deri në 100 për qind] i atribuan ndryshimet pozitive në jetë te terapia me psilocibin.” – thuhej nga hulumtuesit./Periskopi

Shpërndaje në: