Shkencëtarët pas 500 viteve gjejnë shkakun e vdekjeve të aztekëve
Brenda 5 viteve, 15 milionë njerëz apo 89% e popullatës kishin vdekur si pasojë e një epidemie të quajtur ‘cocoliztli’ ose ndryshe njihet si murtaja.
Në vitin 1545 një epidemi i kishte goditur aztekët e Meksikës kur njerëzit kishin filluar të kenë ethe dhe temperaturë, dhimbje koke dhe gjakderdhje nga sytë, goja dhe veshi. Vdekjet e përgjithshme ndodhën gjatë katër ditëve.
Ndërsa, brenda 5 viteve rreth 15 milionë njerëz ose e llogaritur në 80% e popullatës kishin vdekur si pasojë e një epidemie të quajtur “cocoliztli” – siç përshkruhet në literaturës e aztekëve. Shkaku i epidemisë megjithatë ka qenë në pikëpyetje për afro 500 vite.
Të hënën shencëtarët studiuan karakteristikat e fruthit, gripit dhe një tjetër të identifikuar si “ethe të zorrëve”, për të cilën ata gjetën dëshmi të AND-së mbi dhëmbët e viktimave të vdekur gjatë kohës së murtajes, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.
“Gjatë viteve 1545-50 cocoliztli ishte njëra prej epidemive të shumta që kishte goditur Meksikën pasi ka mbërritur në Evropë, por ishte e dyta prej tre epidemive që kanë shkaktuar numrin më të madh të vdekjeve në njerëz,” tha Ashild Vagene nga Universiteti i Tuebingenit në Gjermani.
“Shkaku i kësaj epidemie është debatuar nga shumë historianë, tashmë kemi evidenca të mjaftueshme përmes përdorimit të AND-së së lashtë për t’i dhënë përgjigje një çështjes historike.”
Kolonizatorët evropianë përhapën sëmundje teksa pushtuan botën e re, duke sjellë mikrobet që popujt lokalë kurrë nuk kishin hasur dhe kishin mungesë imuniteti ndaj tyre.
Mjekët thanë se simptomat nuk përputheshin me ato të sëmundjeve më të njohura si fruthi dhe malaria.
Shkencëtarët tani thonë se duke analizuar ADN-në e nxjerrë nga 29 skeletet e varrosura në një varrezë cocoliztli, ata gjetën gjurmë të bakterit Salmonella enterica, të varietetit të Paratyphi C./Periskopi/