Shkencëtarët nisin ta studiojnë mutin e të parëve tanë mesjetarë

Shkencëtarët nisin ta studiojnë mutin e të parëve tanë mesjetarë

Hulumtuesit po punojnë në vendet ku grumbulloheshin fekalet në shekullin 14 e 15 për të gjetur ADN-të bakteriale nga to – të cilat mund të zgjasin me shekuj – për të kuptuar përmbajtjen e tyre që mund të ketë ndryshuar shumë në kohët mesjetare.

Analizat e bëra në dy vende të këtilla – njëri në Jerusalem dhe tjetri në Riga të Letonisë, mund të ndihmojnë shkencëtarët që të kuptojnë ndryshimet në mikrobiomet tona – përbërjen gjenetike të bakterieve, viruset, kërpudhat, parazitet dhe të tjera mikrobe që jetojnë brenda nesh – dhe se si e kanë ndikuar jetën moderne.

Këto variacione mund të lidhen me shumë sëmundje në botën industriale, të tilla si sëmundjet inflamatore të zorrëve, alergjitë dhe obezitetit, sipas studimit, i cili u publikua javën e kaluar, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Një prej sfidave më të mëdha në punën në këto vende arkeologjike ishte diferencimi i fekaleve prej baltës. Sidoqoftë, hulumtuesit kishin mundësi të ifentifikonin ndryshime të ndryshme të bakterieve, krimba parazitë, dhe të tejra organizma të njohura që inhabitonin zorrët e njerëzve.

Studimi gjeti se përmbajtja mikrobiale e mutit mesjetar ishte unike nga njerëzit modernë, përfshirë ata që jetojnë si gjuetar e mbledhës.

“Duket që latrinat janë përnjëmend një burim i vlefshëm për informacione mikroskopike dhe molekulare,” tha njëri prej hulumtuesve. /Periskopi

Shpërndaje në: