Shkencëtarët në Australi gjejnë për herë të parë një krimb të gjallë në trurin e njeriut
Shkencëtarët në Australi ka thënë se për herë të parë në histori është gjetur i gjallë një krimb brenda trurit të një gruaje australiane.
“Struktura në formë të perit”, e gjatë 8 centimetra, u largua nga pjesa e përparme e trurit gjatë një operacioni në Kanbera vitin e kaluar, shkruan BBC, përcjell Periskopi.
“Sigurisht se ishte diçka që ne nuk po prisnim. Të gjithë mbetëm të shokuar”, tha kirurgia që kreu operacionin, Dr. Hari Priya Bandi.
Pacientja 64-vjeçare për muaj të tërë kishte simptoma si dhembje të barkut, kollë dhe djersitje gjatë natës, të cilat më vonë kaluan në harresë dhe depresion.
Më pas, në fund të janarit të vitit 2021, ajo u shtri në shpital dhe një skanim më vonë zbuloi “një njollë atipike në pjesën e përparme të trurit”, por shkaktari i gjendjes së saj u zbulua vetëm nga brisku i Dr. Bandi, gjatë një biopsie në qershor të vitit 2022.
Doktorët thanë se paraziti i kuq mund të ketë qenë i gjallë në trurin e saj së paku që 2 muaj.
Gruaja, e cila kishte jetuar në një zonë afër liqenit në jug-lindje të New South wales, tashmë është duke u shëruar mirë.
Rasti i saj besohet të jetë shembulli i parë i futjes dhe zhvillimit të një larve në trurin e njeriut, thanë hulumtuesit. /Periskopi/