Shkencëtarët me zbulim revolucionar për të ashtuquajturën shole
Hulumtuesit në ShBA kanë thënë që e kanë krijuar një tualet [krahin.shole] me një shtresë ultra të rrëshqitshme që mund të ndihmojë në ruajtjen e sasive të mëdha të ujit në mbarë dynjanë.
Shkencëtarët në Universitetin Penn State thanë se shtresa kufizon harxhimin e ujit që kërkohet për të pastruar jashtëqitjet me 90%.
Ata thonë që kjo parandalon bakteriet që të shumohen në tualet dhe redukton kutërbimin, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Spreji, që është më i rrëshqitshëm se Tefloni, do të afektohej nga urina dhe duhej të ripërdorej pas çdo 50 rrjedhjeve.
Hulumtuesit shpresojnë që zbulimi mund të ndihmojë në reduktimin e ujit. Çdo ditë, më shumë se 141 miliard litra ujë përdoren vetëm për të pastruar jashtëqitjet nga tualeti.
Sipas hulumtuesve, që publikuan gjetjet e tyre në revistën Nature Sustainability, uji që përdoret për të pastruar tualetet ishte gjashtë herë më i madh se konsumi i përditshëm i ujit të pijshëm në Afrikë.
“Ngjitja e mutit në tualet jo vetëm që është e pakëndshme për ata që e përdorin, por po ashtu paraqet probleme serioze shëndetësore,” tha ai. “Qëllimi ynë është që të kemi impakt teknologjik në treg në mënyrë që të gjithë të përfitojnë,” /Periskopi