Shkencëtarët identifikojnë viruset që do të qarkullojnë këtë dimër në Evropë
Shkencëtarët nga Uellsi janë duke identifikuar llojet e viruseve që do të qarkullojnë në Evropë dhe Britani këtë dimër.
Mostrat janë marrë nga pacientët nëpër spitale nga vende të ndryshme të cilat janë duke u analizuar.
Shpejtësia e analizave nënkupton që Uellsi është duke kryesuar në gjetjen e gripeve të kësaj sezone përderisa ato po zhvillohen.
Sekuencat e ADN-së të virusit tani mund të identifikohen brenda 24 orëve nga hulumtuesit në Cardiff.