Shkencëtarët e kanë zbuluar kurën për rënien e flokëve

Shkencëtarët e kanë zbuluar kurën për rënien e flokëve

Sidoqoftë, viti 2015 na dëshmon të kundërtën, pasi që hulumtuesit e Spanjës besojnë se e kanë gjetur një mënyrë për rritjen e reja të flokëve duke e përdorur sistemin mbrojtës të imunitetit të trupit për t’i stimuluar qelizat steaminale në lëkurën përreth.

Teknologjia me qeliza steaminale po përdoret për çdo gjë, duke filluar nga tretmani i HIV-it për ta larguar sëmundjen neurodegjeneruese – pra, përse të mos përdoret edhe për një problem kaq të zakonshëm, siç është rënia e flokëve? – transmeton Telegrafi.

Sipas një konference të fundit për shtyp, shkencëtarët e kanë zbuluar një mënyrë për t’i manipuluar makrofagat – lloj i caktuar i qelizave të bardha të gjakut – në gjëndra reaktive të flokëve. Rezultati i kësaj? Jo më rënie e flokëve!

Pavarësisht se studimi është kryer te minjtë, Dr. Mirna Perex-Moreno, udhëheqësja e këtij hulumtimi, dhe ekipi i saj besojnë se rezultate të njëjta mund të aplikohen edhe te njerëzit.

Studimi është ende në fazat e hershme, megjithatë pritet që të përdoret si tretman për rënien e flokëve – dukuri e cila shkaktohet nga predispozitat gjenetike dhe hormonet. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: