Shkencëtares që fitoi Nobelin i del punimi shkencor me mangësi: Kërkon falje
Shkencëtarja amerikane Frances Arnold, e cila fitoi çmimin Nobel në kimi, ka tërhequr artikullin e saj të fundit shkencor.
Profesoresha Arnold ndau çmimin Nobel me George P Smithin dhe Gregory Winterin për hulumtimin e tyre mbi enzimat në vitin 2018.
Në një artikull mbi sintezat e enzimave të beta-laktameve u publikua në revistën Shkenca [ang.Science] në maj të vitit 2019, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Ky artikull u tërhoq nga numri në fjalë sepse rezultatet ishin të pariprodhueshme, dhe autorët gjetën se të dhënat po mungonin nga shënimet e laboratorit.
Riprodhimi është një pjesë thelbësore e validimit të eksperimenteve shkencore. Nëse një eksperiment ka sukses, atëherë do të duhej që rezultatet të dilnin njësoj edhe herëve tjera që ndërmirret sksperimenti.
Profesoresha Arnold erdhi me lajmin e hidhur vetë në Twitter më 2 janar.
It is painful to admit, but important to do so. I apologize to all. I was a bit busy when this was submitted, and did not do my job well. https://t.co/gJDU0pzlN8
— Frances Arnold (@francesarnold) January 2, 2020
“Është e dhimbshme ta pranoj, por e rëndësishme që ta bëj. Iu kërkoj falje. Isha pak e zënë kur kjo u paraqit, dhe nuk e bëra punën time mirë.” – shkroi ajo.