Shkenca tregon se sa gjumë duhet të bëjmë gjatë natës
Sa duhet të flemë? Çfarë thonë ekspertët për këtë? Do të habiteni kur të mësoni verdiktin shkencor për sasinë e gjumit që duhet të bëjmë nëse duam të gëzojmë shëndet të mirë dhe të jemi vërtet produktivë.
Shumë herë (dhe gabimisht) ne heqim orët e gjumit për të punuar, studiuar apo stërvitur, duke menduar se do të fitojmë kështu më shumë kohë. Por, harrojmë që përfitimet që kemi nga një pushim në sasinë e duhur janë shumë më të mëdha.
1. Ndihmon në luftimin e depresionit
Depresioni shoqërohet me hormonet e stresit, si adrenalina dhe kortizoli. Pak orë gjumë rrisin prodhimin e tyre, ndërsa nëse trupi relaksohet dhe fle mirë, lehtësojmë praninë e melaninës dhe serotoninës. Këto substanca kundërshtojnë efektet negative të shkaktuara nga stresi dhe na ndihmojnë të ndihemi më mirë emocionalisht.
2. Ruan shëndetin kardiovaskular
Pagjumësia rrit nivelin e hormoneve të stresit në gjak. Kjo, nga ana tjetër, shkakton një rritje të presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës. Në këtë kuptim, stresi konsiderohet një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.
Kur flemë, truri vazhdon të punojë, pasi lidhjet nervore nuk ndalen. Disa studime kanë treguar se gjumi menjëherë pas studimit sjell përmirësime në kujtesë.
4. Ndihmon për të humbur peshë
Pagjumësia bën që stomaku të lëshojë më shumë hormonin e oreksit. Kjo është arsyeja pse mungesa e gjumit është e lidhur me obezitetin.
5. Kontribuon në forcimin e sistemit imunitar
Një tjetër nga sistemet që funksionon gjatë gjumit është sistemi imunitar, sepse ai rigjenerohet dhe forcohet për të luftuar mikrobet dhe toksinat. Me fjalë të tjera, nëse pushojmë mirë, do të kemi një shans më të mirë për të shmangur infeksionet.
Sa gjumë duhet të flini sipas shkencës?
Siç e kemi parë, gjumi ndikon pothuajse në të gjitha sistemet që e bëjnë trupin të funksionojë. Kjo është arsyeja pse shëndeti mendor, fizik dhe emocional varet nga cilësia e gjumit, si dhe nga niveli i produktivitetit që kemi.
Me siguri e keni dëgjuar teorinë që thotë se duhet të flemë 8 orë në ditë. Kjo vjen nga viti 1938, kur Nathaniel Kleitman, një studiues, kaloi pak më shumë se një muaj në një shpellë të errët me një nga studentët e tij. Kur analizuan modelin e tyre të gjumit, ata kuptuan se flinin nga 8 deri në 8 orë e gjysmë në natë.
Ka disa studime që mbështesin se gjumi prej 8 orësh sjell përfitime shëndetësore. Për shembull, në rastin e studentëve, është vërtetuar se gjumi i keq ndryshon negativisht performancën akademike. E njëjta gjë vlen edhe për vendin e punës.
Nga ana tjetër, disa studime konfirmuan se vdekshmëria është më e ulët tek ata që flenë 7-8 orë në ditë dhe më e lartë për njerëzit që flenë më pak se 4 orë në ditë. Fakti që gjatë ditës performoni siç pritej, duke fjetur më pak se 8 orë, nuk do të thotë se kjo është pozitive për shëndetin tuaj.
Kur nuk flemë mjaftueshëm, ndodhin vetëm gjëra negative. Nga ndryshimet shëndetësore tek komplikimet mendore dhe emocionale. Pasojat mund të jenë më serioze sesa mendojmë. Këto janë disa nga gjërat që ndodhin kur nuk flemë sa duhet.
Rritja e rrezikut të diabetit të tipit 2 – Mungesa e gjumit shkakton më pak çlirim të insulinës, që është hormoni që rregullon sheqerin në gjak.
Çrregullimet e ankthit – Pagjumësia prodhon stres dhe, si pasojë, ndjenja ankthi dhe depresioni.
Humbja e dëshirës seksuale – Çrregullimet e gjumit mund të shkaktojnë testosteron të ulët te meshkujt. Pushimi i pakët dhe me cilësi të dobët kontribuon në uljen e libidos dhe prodhimin e ulët të spermës.
Redukton rritjen e muskujve – Kjo gjë ndodh sidomos pas moshës 30-vjeçare.
Pra, tani që kemi informacionin, e dimë se një orë më shumë gjumë mund të jetë shumë e dobishme për shëndetin, punën dhe të gjitha aktivitetet në të cilat përfshihemi.
Të rriturit kanë nevojë për 8 orë gjumë dhe foshnjat 13, ndërsa adoleshentët 9. Nëse i shumëfishojmë këto orë gjatë gjithë jetës, do të zbulojmë se një pjesë të madhe të jetës do ta kemi kaluar duke fjetur.
Pyetja është nëse ia vlen të investoni gjithë këtë kohë në gjumë, në këmbim të një jete më të shëndetshme? Apo do të vazhdojmë të fitojmë kohë duke fjetur pak, derisa trupi ta pësojë e të jetë tepër vonë?