Shkenca tregon pse po i harrojmë skandalet e Qeverisë: Vëmendja njerëzore po zvogëlohet përditë

Shkenca tregon pse po i harrojmë skandalet e Qeverisë: Vëmendja njerëzore po zvogëlohet përditë

Është bash ashtu qysh keni menduar; epoka e informacionit e ka ndryshuar hapësirën e përgjithshme të vëmendjes.

Në një studim të publikuar së voni nga hulumtues në Universitetin Teknik të Danimarkës, sygjerojnë se vëmendja globale kolektive po ngushtohet për shkak të sasisë së informacionit që po i prezantohet publikut.

I publikuar të hënën në gazetën shkencore “Nature Communications”, studimi tregon se njerëzit tash kanë më shumë gjëra të cilave iu kushtojnë vëmendjen – por shpesh fokusohen në gjëra për një periudhë fare të shkurtër kohore, përcjell Periskopi nga The Guardian.

Hulumtuesit studiuan lloje të ndryshem të vëmendjes mediale, mbledhur nga një varg burimesh, përfshirë [por jo kufizuar vetëm]: katërdhjetë vitet e fundit në shitjen e biletave për filma; librat e Google për 100 vjet; dhe më modernia, të dhënat e Twitter për 2013-2016; Trendet e Google për 2010-2018; trendet Reddit 2010-2018 dhe vëmendjes që i kushtohet Wikipedias prej 2010 deri më 2017.

Hulumtuesit më pas krijuan një model matematikor për të parashikuar tre faktorë: sa ‘i nxehtë’ ishte ajo çështje që i kushtohej vëmendje, profesionin e saj përgjatë kohës në sferën publike dhe dëshirën për një çështje tjetër, tha dr.Philipp Hovel, një profesor i matematikës së aplikuar në Universitetin e College Corkut në Irlandë.

Të dhënat empirike gjetën periudha kur këto çështje do të arrinin të kapnin vëmendjen e shpërndarë dhe ta humbnin me po atë shpejtësi marramendëse, përveç rasteve të publikimeve si në Wikipedia dhe gazeta shkencore. Për shembull, një trend global në Twitter më 2013 do të zgjaste maksimumi 17,5 orë, krahasuar me vitin 2016 po ashtu në Twitter ku zgjaste veç 11,9 orë.

“Përmbajtja po rritet në vëllim, çka e dërrmon vëmendjen tonë dhe nevojën për ‘gjëra të reja’, që na bëjnë të shpërqendrohemi shpejt,” tha Philipp Lorenz-Spreen, nga Instituti Max Planck.

Shpërndaje në: