Shkenca thotë se duhet të hani banana patjetër, mban larg një sëmundje të rrezikshme

Shkenca thotë se duhet të hani banana patjetër, mban larg një sëmundje të rrezikshme

Konsumi i përditshëm i bananes parandalon sëmundjet e zemrës dhe infarktet, sipas një studimi të fundit.

E pasur në kalium, ushqimet si banania ndalojnë bllokimet fatale që të ndodhin dhe ngushtimin e arterieve. Shkencëtarët e universitetit të Alabama kanë zbuluar efektet pas testimeve tek minjtë, të cilit ishin në rrezik sëmundjesh zemre.

Minjtë u ushqyen me nivele të ulëta, normale dhe të larta kaliumi dhe rezultatet treguan se ata që ushqeheshin me nivele të ulëta kaliumi bëheshin më të mëdhenj.

Ndërsa ata që morën nivele të larta kaliumi kishin më pak ngushtim venash dhe reduktonin ngurtësimin e aortës. Por ama konsumi në nivele të larta shkaktonte dhimbje stomaku, të vjella dhe diarre.

Dr. Mike Knapton, thotë se moskonsumimi në nivelet e duhura i kaliumit forcon arteriet.

“Me më shumë studime, ne mund të shohim nëse format e sëmundjes tek njerëzit janë në të njëjtën mënyrë si tek trajtimi i minjve”, ka thënë ai për The Sun.

Zyrtarët thonë se duhen konsumuar 3500 mg kalium çdo ditë, çereku i të cilave plotësohet duke ngrënë dy banane. Ushqime të tjera të pasura me minerale janë patatja, brokoli, lakra, farërat, peshku dhe pula.

Shpërndaje në: